Deklarimi i Akcizës

Kryefaqe Akciza
Që nga viti 2012 akciza administrohet nga Dogana dhe deklarimi kryhet nëpërmjet sistemit telematik të doganave Asycuda World (AW)

Akciza është një taksë që zbatohet mbi produktet e akcizës të prodhuara ose të importuara, që hidhen për konsum në territorin e Republikës së Shqipërisë. Produkte kryesore që i nënshtrohen akcizës janë produktet energjetike, alkooli dhe pijet alkoolike, duhani e produktet e duhanit ndërsa niveli i taksës së akcizës paraqitet në shtojcën nr 1 të ligjit nr. 61/2012.

Një aspekt tjetër interesant i legjislacionit është se mallrat që i nënshtrohen akcizës mund të ruhen vetëm në depo të veçanta të quajtura Depo Fiskale të Akcizës dhe se vetëm pronari i këtij lloji magazine mund të lëshojë dhe të marrë DSHA-në. Në Shqipëri, zyrat përgjegjëse për kontrollin e mallrave që i nënshtroheshin akcizës ishin pjesë e administratës tatimore, të cilat tani janë bashkuar me zyrat doganore.

Te ne kryen të gjthat procedurat e nevojshme duke filluar që nga kërkesa për tu pajisur me autorizim për magazinë fiskale dhe autorizim për pritës i miratuar, deklarimin e akcizës në sistemin AW, llogaritja e akcizës dhe mbajtja e regjistrave të magazinës fiskale.

Na kontaktoni

Lagje "28 nëntori", Elbasan, AL

office@ujoriagency.al

+355 33 223795

Na ndiqni

© Agjensia Doganore Ujori. All Rights Reserved. Designed by Ujori shpk