office@ujoriagency.al
+355 33 223795
Veprimtaria filloi me rivitalizimin e pesë zyrave të shërbimeve doganore të ish-agjencisë Miqësia, kjo e fundit kishte aktivitet tregëtar nga viti 1994 deri në vitin 1998.
Është krijuar në formën e shoqërisë me përgjegjësi te kufizuar, mbështetur në legjislacionit e Republikës së Shqipërisë për shoqëritë tregëtare. Ortak i shoqërisë është i një ortak i vetëm dhe zotëron 100% të kapitalit të shoqërisë. Drejtohet nga një administrator që është njëkohësisht edhe drejtor ekzekutiv.
Aktiviteti i shoqërisë është rritur çdo vit në mënyrë dinamike dhe aktualisht ne mbulojmë të gjithë zonën doganore te vendit me tetë zyra tona shërbimi dhe në bashkëpunim reciprok me shoqëri analoge në zyra doganore ku nuk jemi prezent. Degët e shoqërisë janë vendosur pranë zyrave doganave: Elbasan, Tiranë/Rinas, Vlorë, Durrës, Qafë Thanë, Kapshticë, Bllatë e Sipërme dhe Morinë.
Kemi konsoliduar në vite raporte besimi dhe respekt reciprok me stafin e kompanive të cilat i furnizojmë me konsulencë. Besojmë fort se raporti i besimit me klientët përfaqëson vlerë të shtuar e cilat duhet të konservohet me kujdesin më të madh.
Rritja konstante, vit pas viti e numrit të klientëve të besushëm na jep garanci që të investojmë në staf profesionist, kusht i konsideruar nga ne thelbësor për të mbajtur nivelin e shërbimit në linjë me standartet më të larta në fushën profesionale.
Aktualisht, shoqëria ka 27 punonjës me kontratë definitive. I gjithë stafi përbëhet nga profesionistë te kualifikuar, të cilët flasin disa gjuhë të huaja, janë të liçensuar si “agjentë doganor” dhe/ose “kontabël i miratuar” nga organet shtetërorë kompetente shqiptare dhe shumica e tyre janë me eksperiencë të gjatë në fushën e shërbimeve doganore.
Lagje "28 nëntori", Elbasan, AL
office@ujoriagency.al
+355 33 223795
© Agjensia Doganore Ujori. All Rights Reserved. Designed by Ujori shpk