office@ujoriagency.al
+355 33 223795
Nga njëra anë, është thelbësore për mbrojtjen e konsumatorëve fundorë dhe markave në nivel ndërkombëtar. Nga ana tjetër, njohja e ndryshimit midis origjinës "Made in Albania" dhe origjinës preferenciale është thelbësore për të përfituar nga tarifat specifike preferenciale bazuar në marveshjet e tregëtisë së lirë, për të llogaritur çdo taksë dhe për respektimin e kufizimeve të importit ose eksportit, duke shmangur kështu penalitetet përkatëse.
"Made in Albania", "origjina preferenciale", "origjina jo preferenciale" dhe "origjina tregtare" janë terma që kompanitë duhet t'i kuptojnë dhe interpretojnë saktë. Duke kuptuar rregullat që përcaktojnë origjinën preferenciale dhe "Made in...", kompanitë mund të ndërtojnë avantazhin e tyre ndaj konkurencës.
Stafi ynë do t'ju ndihmojë të përgjigjeni të gjitha këtyre pyetjeve dhe të shmangni saksionet penale. Ne vlerësojmë nëse mallrat plotësojnë kushtet për të përfituar origjinën preferenciale dhe përgatisim të gjitha çertifikatat që vërtetojnë origjinën. Gjithashtu ju ndihmojmë në analizën e rregullave preferenciale dhe jo-preferenciale të origjinës. Klasifikimi i saktë doganor, me ndihmën e një profesionisti, është thelbësor për përcaktimin e rregullave të origjinës
Lagje "28 nëntori", Elbasan, AL
office@ujoriagency.al
+355 33 223795
© Agjensia Doganore Ujori. All Rights Reserved. Designed by Ujori shpk