Mirësevini te A. D. UJORI

Ne mbështesim sipërmarrësit shqiptar në menaxhimin e biznesit të tyre në marrëdhëniet me jashtë, duke ofruar konsulencë dhe zgjidhje konkrete në fushat doganore, tatimore dhe administrative.

Ne ju ofrojmë përgjigje të shpejta dhe të kualifikuara në çdo kohë dhe ju do të merrni gjithmonë një përgjigje në kohën më të shpejtë të mundshme. Kjo bëhet e mundur falë ekipit tonë me profesionistë dhe punonjës të cilët punojnë çdo ditë përkrah kompanive të sektorëve të mëdhenj të biznesit.

Më Shumë

Përfaqësim në doganë

Nëpërmjet sistemit informatik "ASYCUDA World" dhe procedurave të thjeshtuara, ne lëshojmë brenda pak minutash të gjitha dokumentet e nevojshme për importin dhe eksportin e mallrave tuaja.

Analizë Doganore

Identifikimi i problemeve kritike të pranishme në kompani që pengojnë optimizimin e procedurave të importit dhe eksportit, duke i lejuar kompanisë një kursim të qartë në aspektin e kostove dhe kohës.

Konsulencë doganore dhe fiskale

Na vini në provë! Zgjidhni ne si konsulentin tuaj doganor. Angazhimi ynë është të interpretojmë nevojat tuaja për t'ju ofruar zgjidhje praktike, në përputhje me nevojat tuaja, të frymëzuara nga parimi i profesionalizmit dhe cilësisë.

Çfarë ofrojmë


Përfaqësim në doganë

Bazuar ne nenin 24 të Kodit Doganor të RSH, kryejmë deklarimin në doganë në emërin tonë por për llogari të klientit (deklarim i tërthortë) ... më shumë

Origjina e mallrave

Vlerësimin nese mallrat plotësojnë kushtet për të përfituar origjinën preferenciale dhe plotësimin çertifikatat që vërtetojnë origjinën ... më shumë

Akciza

Ndjekja e regjistrave të magazinës tatimore, llogaritja e akcizës, plotësimi i DSHA në sistem dhe mbyllja në dorëzimin e produktit ... më shumë

Zonat e Lira

Eksperiencë shumë vjeçare në zonat e lira doganore. Deklarimi i thjeshtuar në doganë, inventari i mallrave që hyjnë e dalin në/nga Zona e Lirë ... më shumë

Konsulencë Doganore

Konsulencë në lidhje me shkëmbimet tregëtare ndërkombëtare, klasifikimin doganor, kodet INCOTERMS dhe gjithshka në fushën e doganave ... më shumë

Regjimet Doganore

Ndjekja e regjimeve doganore, kërkesat për autorizim, regjistrat hyrje/dalje të mallrave nën regjim, rakordimi perjodik, mbyllja e regjimit doganor ... më shumë

Përse duhet të na zgjidhni!!!


Më të mirët në zgjidhjet doganore

Secili prej nesh ka aftësi të përgjithshme, por është gjithashtu i specializuar në një fushë specifike në mënyrë që t'ju ofrojë konsulencë të plotë dhe të integruar me qëllim që t'ju garantojë një shërbim të shkëlqyer.

Shkalla e suksesit 99%

Performancë e lartë dhe saktësi në vendime e proçedura.

Shpejtësi

Procedura të shpejta por jo në kurriz të cilësisë. “Koha ka më tepër vlerë se paratë. Ti mund të fitosh më tepër para, por s’mund të fitosh më tepër kohë”.

Ne mbështesim sipërmarrësit e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare në menaxhimin e biznesit të tyre në marrëdhëniet me jashtë, duke ofruar konsulencë dhe zgjidhje konkrete në fushat doganore dhe tatimore. Ju ofrojmë përgjigje të shpejta dhe të kualifikuara në çdo kohë dhe ju do të merrni gjithmonë një përgjigje në kohën më të shpejtë të mundshme.

Lexo më shumë

100% Klientë të kënaqur

Ne në Ujori sh.p.k. ndjekim politika për të siguruar kënaqësinë totale të klientit në lidhje shërbimet e kryera!!

Këshillues Profesionistë

Ne nuk ofrojmë thjesht shërbim – ne ofrojmë një arratisje drejt cilësisë, profesionalizmit dhe sigurisë

Suport për klientin

Shërbimi ofron mbështetje 360 gradë në të gjitha fazat e procesit burokratik, duke siguruar që klientët të marrin ndihmë të plotë.

Skuadra jonë


Xhuljana Sejdini

CEO

Genti Hamzaraj

Doganalist

Doganalis

Doganalist

Qëndro i përditësuar!!!

Na kontaktoni

Lagje "28 nëntori", Elbasan, AL

office@ujoriagency.al

+355 33 223795

Na ndiqni

© Agjensia Doganore Ujori. All Rights Reserved. Designed by Ujori shpk