Përfaqësimi në Doganë

Kryefaqe Përfaqësimi
Përfaqësimi në doganë dhe kryerja e formaliteteve doganore për importin dhe eksportin e mallrave është aspekti qëndror i procesit doganor.

Ne kryejmë me profesionalizëm deklarimin në doganë në emrin tonë por për llogari të klientit (deklarim i tërthortë).

Çdo klient, në bazë edhe të nevojat e tij specifike, merr mbështetje në lidhje me shërbimet doganore (përgatitja dhe dorëzimi i deklaratave doganore) dhe asistencë përmes konsulencës së kujdesëshme mbi çështjet doganore, tatimore, dhe të produkteve.

Sot, rrjeti ynë i zyrave doganore na lejon të mbulojmë një zonë të gjerë dhe mbi të gjitha, të përmbushim nevojat e kompanive që operojnë në të gjithë vendin për procedurat doganore:

  • Përgatitja e dokumenteve të nevojshme për import ose eksport.
  • Koordinimi me autoritetet doganore për të siguruar pajtueshmërinë me ligjet dhe rregulloret.
  • Zhdoganimi i mallrave pa probleme.
  • Deklarimi i thjeshtuar në doganë.
  • Importi i përkohëshëm.
  • Eksporti i përkohëshëm.
  • Përpunimi aktiv.
  • Përpunimi pasiv.
  • Menaxhimi i Magazinave Doganore dhe zonave te lira.

Na kontaktoni

Lagja "Pavarësia", Elbasan, AL

office@ujoriagency.al

+355 33 223795

Na ndiqni

© Agjensia Doganore Ujori. All Rights Reserved. Designed by Ujori shpk